Juventus nuk po gjen dritë në fund të tunelit. Madje ‘zonja e vjetër’ po zhytet akoma edhe më shumë, pasi kundër Lazio-s për javën e 8 të Seria A u mposht 1-0 në Olimpico. Goli i vetëm i sfidës erdhi që në minutën e 9 nga kroati Toma Basic, i cili realizoi nga jashtë zone.

Për Juventusin kjo ishte humbja e 3 radhazi në të gjithë kompeticionet, ndërsa e ka çuar në 8 numrin e ndeshjeve pa fitore. Në katër të fundit ‘zonja e vjetër’ nuk ka arritur as të shënojë, duke vendosur një rekord negativ për klubin. Kjo situatë ka vendosur më shumë se kurrë në pikëpyetje trajnerin Igor Tudor, i cili pritet të shkarkohet shpejt nga Juventusi.

Më herët Roma mori një fitore tejet të rëndësishme kundër Sassuolo-s. Verdhekuqtë fituan 0-1 me golin e Paulo Dybala-s në minutën e 16, duke e ngjitur skuadrën e Gasperinit në vendin e dytë në renditje, me 18 pikë, po aq sa Napoli kryesues.