Juventus nuk zhgënjen ndaj
Bolonjës, Barcelona gabon serish
 

Juventus nuk zhgënjen ndaj<br />Bolonjës, Barcelona gabon serish<br /> 
Juventuas ka shënuar këtë mbrëmje një fitore pa probleme përball Bolonjës, duke arritur të shënojë tre gola në “Juventus Stadium”.

Ka qenë Gonzalo Higuain ai që shënoi golin e parë në minutën e 7-të të pjesës së parë pas një koordinimi të përkryer me Pjanic dhe vetëm 4 minuta para mbarimit të pjesës së parë Dybala arriti të shënojë nëpërmjet një penalltie duke dyfishuar shifrat.

Goli i tretë i Juventus mban sërish firmën e Higuai, i cili arriti të shënonte vetëm 5 minuta pas fillimit të 45 pjesës së dytë.

Nga ana tjetër Milan, ka arritur të marri një fitore minimale ndaj Cagliari, pasi në minutën e 88-të, Carlos Bacca, ka shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshjeje.

Ndërkohë në La Liga, Barcelona ka patur një mbrëmje të vështirë përball Villarealit, duke e vështirësuar akoma dhe më shumë  marrjen e titullit.

Edhe pse 45 minutat e para janë mbyllur në barazim, kanë mjaftuar vetëm 5 minutat  e para të pjesës së dytë që miqt të kalonin në avantazh nëpërmjet, Nicola Sanson.

Edhe këtë herë heroi i mbrëmjes për katalanasit ka qenë Leonel Messi, i cili arriti të barazonte rezultatin duke rikthyer ekuilibrin në këtë ndeshje pas golit të shënuar nga Sanson në minutën e 50-të,.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar