Juventus ka mundur në shtëpi me rezultatin 1:0 zikaltrit e Interit.
 
Ka mjaftuar “predha” e Cuadrados në minutën e 45-të për të vendosur fatin e ndeshjes.
 
Një lojë me emocion dhe shumë kartonë që rikonfirmoi pozitat e bardhezinjve në kampionatin italian.
 
Juventus me këtë rezultat ka thelluar edhe më tej distancën duke u pozicionuar në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa pasohet nga Napoli i vendit të dytë me 46 pikë.
 
Interi e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi në minutën e 5-të të shtesës Perisiç u ndëshkua me karton të kuq.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com