Juventusi dhe Liverpooli me më
shumë futbollistë në Euro 2016

Juventusi dhe Liverpooli me më<br />shumë futbollistë në Euro 2016
Pas publikimit të listës përfundimtare të lojtarëve nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2016, mund të kuptohet se kush janë klubet që kanë kontribuar me më shumë futbollistë në këtë turne. Vendi i parë ndahet nga Juventusi dhe Liverpool, me nga 12 futbollistë pjesëmarrës në Europian.

Te “Zonja e Vjetër” 6 lojtarë janë të kombëtares italiane, 2 të Francës dhe nga një kanë Kroacia, Spanja Zvicra, Gjermania. Liverpool ka në përbërje 5 elementë të grumbulluar nga Anglia, 3 nga Belgjika, 2 nga Wells ndërsa dy të fundit janë pjesë e Sllovakisë dhe Gjermanisë.

Në këtë listë spikat edhe Totenhami me 11 lojtarë që luajnë në Europian. 5 prej tyre veshin fanellën e “Tre Luanëve”, 3 kontribuojnë për Belgjikën, ndërsa 3 të fundit luajnë për Ëellsin, Francën dhe Austrinë.

Nga radhët e Manchester United, vijnë 10 futbollistë. Pjesë e Anglisë janë vetëm 3 prej tyre, 2 janë të Francës ndërsa nga një kanë Gjermania, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika dhe Spanja. Bayerni i Mynihut, Barcelona, Shaktar Donjeck dhe Fenerbahce kanë në gjirin e tyre nga 9 lojtarë që luajnë në Europian, ndërsa me nga 8 futbollistë janë Reali i Madrid, Roma, CSKA e Moskës, Arsenali dhe dhe Baseli.

Interesant është fakti që CSKA e Moskës ka më shumë futbollistë që i përkasin të njëjtës kombëtare. 7 nga 8 elementet e skuadrës mosokovite që janë pjesëmarrës në Europianin e Francës, luajnë me Rusinë.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve