Në 'Allianz Stadium' Juventusi vuajti, por ia doli të mposhtte 2-0 Parmën me golat e 'të padëshiruarve' nga tifozët, Nicolas Gonzalez dhe Teun Koopmeiners. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 'Zonja e Vjetër' do të zhbllokohej me golin e Gonzalez. Në minutën e 62-të argjentinasi lëshoi një 'predhë' nga jashtë zone, me sferën që u stampua në shtyllë dhe u kthye pas. Sërish Gonzalez nuk hezitoi të godiste dhe në tentativën e dytë, duke përfituar nga një devijim i mbrojtjes, topi u ndal në rrjetë për festën bardhezi. Juvja më pas kontrolloi lojën dhe shënoi golin e dytë me autor Teun Koopmeiners, për të siguruar fitoren e dytë në po kaq javë të këtij sezoni në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03

    PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?