Juventusi i 'dhuron' Interit titullin kampion të 2006, heq dorë nga ankesa

Juventusi i 'dhuron' Interit titullin kampion të 2006, heq dorë nga ankesa

Stadiumi i Juves

Klubi i Juventusit ka hequr dorë nga ankesat në Këshillin e Shtetit për padinë e bërë kundër Federatës së futbollit në Itali, sa i takon titullit kampion të 2006. Titulli kampion i atij viti iu dha Interit, paçka se "Zonja e Vjetër" fitoi në fushë, por u akuzua për lëvizje të padrejta dhe fiksime të rezultateve, duke u rrëzuar në Serie B.

Për rrëzimin një ligë më poshtë dhe titullin e fituar në fushë, drejtuesit e Juventusit në 2016 kishin kërkuar kompensim për "dëmin e padrejtë" të shkaktuar nga vendimi i FIGC.

Tanimë pas 17 vitesh nga ajo datë dhe ankesës së shtatë viteve më parë, bardhezinjtë kanë hequr dorë nga kërkesa për kompensim. Në seancën e sotme të Apelit, të nënshkruar nga presidenti Gianluca Ferrero bëhet me dije "heqja dorë nga ankesa në mbrojtje dhe përfaqësimi i klubit të futbollit Juventus kundër Federatës së Futbollit dhe Inter Milano. Nënshkruar për konfirmim nga Gianluca Ferrero, president i Bordit të Drejtorëve dhe përfaqësues ligjor i Juventusit".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë