Juventusi e mbyll fazën e parë të Serisë A në vend të parë me 48 pikë dhe shpallet kampion dimri. Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Romën në “Olimpico” dhe lënë Interin dy pikë pas. Ekipit të Sarrit i mjaftuan dhjetë minutat e para për të marrë fitoren me golat e shënuar nga Demiral që në minutën e 3-të dhe më pas Cristiano Ronaldo dyfishoi me penallti kur kishin kaluar dhjetë minuta. Portugezi realizoi golin e 9-të që prej muajit dhjetor më shumë se në çdo lige tjetër prestigjoze.Reagimi i Romës solli vetëm në golin e Diego Perotti-t me penallti ndërsa dëmtime të rënda pësuan Demiral e Zaniolo.
Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës. Zidane i ka fituar të nënta finalet që ka zhvilluar si trajner i Real ndërsa “los blancos” mposhtën 4-1 pas penalltive Atletico Madrid. Finalja e Superkupës e zhvilluar në Arabinë Saudite ka qënë spektakolare mbi të gjitha në kohën shtesë por gola nuk u shënuan. Tek penalltitë të katër lojtarët e Real u treguan të saktë ndërsa tek Atletico Saul goditi shtyllën dhe penalltinë e Thomas e priti Courtois. Reali mposht edhe njëherë tjetër Atleticon në finale.
Manchester City mposhti me rezultat tenistik 6-1 Aston Villan në transfertë dhe ngjitet në vend të dytë në Premier League duke reduktuar në 14 pikë diferencën ndaj Liverpool.Protagonist ishte Sergio Aguero që shënoi tre gola dhe theu dy rekorde. Argjentinasi është lojtari me më shumë tregolësha në Angli plotë 12 të tilla dhe me 177 gola bëhet golashënuesi i huaj më i mirë në historinë e Premier League duke kaluar Henry./ Përgatiti Andi Kapxhiu