Cristian Shpendi mund të bëhet sulmuesi i Juventusit për 4 milionë euro. "Calciomercato" në Itali bën me dije se djaloshi i Kombëtares U-21 pëlqehet shumë nga "Zonja e Vjetër" dhe shihet si zëvendësuesi ideal për Dusan Vlahovic, përtej minutave që mund të marrë me ekipin e U-23 të bardhezinjve.
Janari është pranë dhe Cesena nuk do refuzonte ofertën paçka se kontrata e sulmuesit zgjat deri në verën e 2028. Në 16 ndeshjet e këtij sezoni shqiptari ka shënuar dhjetë gola dhe është një goditje "low-cost" për shumë ekipe që janë në garë për të, përfshirë edhe Napolin e Lazion.
Ndërkohë Juventusi është në kërkim edhe të një mbrojtësi pasi Bremen dhe Cabal kanë mbyllur sezonin. Hancko dhe Antonio Silva po studiohen nga "Zonja", që është gati të ofrojë shuma të majme për qendrën e mbrojtjes.
Duket se Napoli ka fituar duelin me ta dhe do bëjë të vetin Ardian Ismajlin në janar.