Serie A e futbollit në Itali ka mbyllur raundin e 17-të. Të hënë në mbrëmje te tri pikët dolën Interi dhe Udinese. Ndërkohë pas kësaj jave është Atalanta që kryeson renditjen.
Në "San Siro" Interi ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 2-0 Comon, në një ndeshje që për zikaltërit ishte më e vështirë se parashikimet. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Në të 48 minutë ishte Carlos Augusto që shënoi pas krosimit të Calhanoglu. Duhej minuta e tretë shtesë që Thuram të shënonte edhe golin e dytë të qetësisë. Me 37 pikë Interi ngjitet në vendin e tretë, tre më pak se kryesuesit e Atalantës. Zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak.
Në "Artemio Franchi" Fiorentina u surprizua duke u përmbysur 1-2 nga Udinese. Ishte Kean që shënoi në minutën e tetë me penallti për vendasit, teksa në pjesën e dytë miqtë përmbysën me Luca dhe Thauvin në minutat 49 dhe 57. Me këtë sukses Udinese ngjitet në vendin e nëntë me 23 pikë, teksa Fiore mbetet në pozitën e pestë.
Pas javës së 37-të Serie A kryesohet nga Atalanta me 40 pikë, ndjekur nga Napoli me 38, Inter me 37 dhe Lazio me 34.
Serie A, raundi 17-të:
E hënë, 24 dhjetor 2024
18:30 Fiorentina 1-2 Udinese
20:45 Inter 2-0 Como
Renditja: