Inter dhe Como përballen këtë të hënë në orën 20:45 në "San Siro" për raundin e 17-të në Serie A. Para sfidës trajneri Simone Inzaghi ka thënë se Interi është në emergjencë sa i takon fazës së mbrojtjes pasi ka katër mungesa.
Stefan De Vrij dhe Matteo Darmian nuk janë në maksimumin e tyre, të dy me problem në gju. Holandezi ka marrë një goditje dje në stërvitje, ndërsa italiani ka ende një gju të fryrë pas një kontakti në ndeshjen ndaj Udineses.
Inzaghi, i cili provoi një repart mbrojtës me Bastonin në qendër si edhe Bisseck e Carlos Augusto nga krahët, do të vendosë nëse do të thërrasë de Vrij dhe Darmian vetëm në minutën e fundit.
Lajmi i mirë vjen nga Barella, i cili ka punuar me shokët e tij të skuadrës dhe gjithashtu mund të vendoset si titullar. Ka një balotazh për Frattesi për një vend në mes të fushës me Calhanoglu dhe Mkhitaryan, me Dumfries dhe Dimarco në krahët. Dyshja Lautaro-Thuram në sulm.
“Jemi në një moment ku kemi mungesa. De Vrij dhe Darmian patën disa probleme, ata nuk janë në dispozicion, do i vlerësojmë në mëngjes. Jemi pa katër mbrojtës, nëse nuk janë aty, do të vlerësojmë se kush do të jetë qendërmbrojtësi dhe partnerët e tij. Ne po përpiqemi t'i bëjmë Pavard dhe Acerbi të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur”, tha trajneri i Interit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79.9%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
9%
Vota total: 976
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formacionet/ Milan dhe Inter takohen sot në gjysmëfinalen e Kupës, Inzaghi: Na duhet kujdes! Conceiçao: S’jam më i lumturi në botë
2 Prill, 14:11
-
Juventusi në alarm për mbrojtjen, Gatti jashtë për një muaj! Tudor 'peshkon' te NextGen
1 Prill, 16:08
-
Derbi Milan - Inter në Kupë, Capello: Zikaltërit janë më mirë, kuqezinjtë s’e kapin Evropën
1 Prill, 15:05
-
Milani zgjedh drejtorin e ri sportiv, në garë ishte edhe Igli Tare
1 Prill, 14:30
-
GOLAT/ Torino ndal Lazion në 'Olimpico', Hysaj titullar! S'ka 'krisma' në Verona
1 Prill, 10:23
-
Interi fiton dhe mban kreun e Serie A, Napoli mposht Milanin e mbetet në garë për titullin! Në Spanjë Barça ‘poker’ Gironas
30 Mars, 22:50
-
Debutoi me fitore te Juventusi, Tudor kritika për Mottën: Koopmeiners duhet rifituar, Yildiz ka cilësi
30 Mars, 14:31
-
Milani luan sot në Napoli, Conceiçao: Më pëlqen të sfidoj më të mirët, besoj te vendi i katërt
30 Mars, 08:44
-
GOLAT/ Juventusi i falet Yildizit, Roma fiton në udhëtim! Një shqiptar protagonist te Como, Bologna mbetet në Champions
29 Mars, 17:10
-
Shqetësoi tifozët, Ibrahimovic shfaqet në Milanello pas tre jave mungesë
28 Mars, 16:14
-
Akuzat për 'trukim ndeshjesh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze', mbrojtësi i Serie A shpallet i pafajshëm
28 Mars, 13:37
-
Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm
27 Mars, 14:16