Juventusi nga shiu në breshër, Empoli e mposht një ditë pas largimit të Ronaldos! Lazio 'shpartallon' Spezia-n, shënon edhe Hysaj

Nisja e sezonit të ri për Juventusin pritej me shumë entuziazëm, por pas barazimit në ndeshjen e parë të Seria A në të dytën ka shkuar si mos më keq për bardhezinjtë. Një ditë pas largimit të Cristiano Ronaldos ata janë mposhtur 0-1 Empoli i ngjitur këtë sezon nga Seria B dhe ku bëjnë pjesë dy futbollistë shqiptar si Ardian Ismajli, por edhe Nedim Bajramaj, i cili është në pritje të gjyqit në CAS për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.

Në ‘Allianz Stadium’ golin trepikësh për miqtë e realizoi Mancuso në minutën e 21 dhe pavarësisht se Juventus pati shumë kohë në dispozicion nuk bëri dot asgjë për t’i ndryshuar udhë kësaj sfide. 1 pikë në dy ndeshjet e para është një nga nisjet më të këqija që ekipi më i titulluar në Itali i ka bërë kampionatit. Në 52 vitet e fundit kjo ka ndodhur vetëm tre herë.

Ndërkohë po për javën e dytë të Seria A Lazio ka shpërtalluar 6-1 Spezian dhe të mendosh që miqtë kaluan të parët në avantazh me Verde-n në minutën e katërt. Pas këtij episodi deri në fundin e pjesës së parë Immobile realizoi triplet për Lazio-n, ndërsa humbi edhe një penalllti. Në pjesën e dytë autorëve të golave iu shtua edhe Elseid Hysaj, futbollisti i kombëtares kuqezi, i cili këtë sezon u transferua nga Napoli në kryeqytetin e Italisë. Dy golat e tjerë patën për autor Anderson dhe Alberton, ndërsa fitorja me shifrat 6-1 i ka dhënë kryesimin Lazio-s pas dy javëve kampionat me pikë të barbarta me Interin.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore