Juventusi nuk di të fitojë, Bologna e ndal në 'Dall'Ara' (GOLAT)

Bologna dhe Juventusi brazuan 1-1 për javën e 32-të në stadiumin "Renato Dall'Ara". Ndeshja nisi mirë për vendasit, që shënuan nga pika e bardhë e penalltisë me Orsolinin. Një penallti e fituar nga vetë sulmuesi u ndal në rrjetën e "Zonjës", me bardhezinjtë që në të 31 minutë kishin rastin më të mirë për të barazuar.

Ishte Milik që gaboi nga 11 metra, me Skurupskin që ndali goditjen e polakut. Në pjesën e dytë Juve shtoi sulmet, teksa Milik barazoi në 1-1 në minutën e 61, duke përmirësuar gabimin e pjesës së parë.

Juventus ka katër ndeshje pa fitore në Serie A dhe me 60 pikë qëndron në vendin e tretë, një pikë më pak se Lazio. Bologna me 45 pikë mban vendin e tetë në kampionat.

Kujtojmë se Napoli u ndal 1-1 nga Salernitana në shtëpi, duke shtyrë festën e titullit kampion për javën që vjen.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt