Juventusi nuk gabon me Sassuolon, dëmtimet dhe infektimet e vënë në alarm përpara Interit (VIDEO-Golat)

Juventusi vuan por fiton ndeshjen e javës së 17-të të Serisë A ndaj Sassuolos dhe arrin suksesin e tretë radhazi. Bardhezinjtë triumfuan 3-1 në Torino ndaj Sassuolos një ekipi që po kalon një formë shumë të mirë.

Në pjesën e parë u dëmtuan McKennie dhe Dybala por miqtë mbetën me një lojtar më pak pasi Obiang u ndëshkua me të kuq pasi një faulli ndaj Federico Chiesa. Çdo gjë më pas ndodh në pjesën e dytë me brazilianin Danilon që me një gjuajtje predhë i jep avantazhin skuadrës së Pirlos në minutën e 50-të dhe bën që të shpërthejë festa tek kampionët. Por miqtë nuk dorëzohen dhe barazojnë pas një aksioni të bukur me Defrel që befason mbrojtjen e Juventusit.

Sassuolo reziston deri në minutën e 82-të kur Aron Ramsey tund rrjetën nga fare pranë ndërsa në kohën shtesë llogaritë i mbyll Cristiano Ronaldo. 33 pikë dhe vendi i katërt për Juventusin por me një ndeshje më pak. Milani e kryeson renditjen me 40 pikë 3 më shumë se Interi. Të dielën në mbrëmje është Inter-Juve derbi i Italisë që do të vendosë shumë. Juventusi është në alarm përpara këtij superdueli me shumë lojtarë që mund të mos jenë të gatshëm. Dybala e McKennie të dëmtuar apo De Ligt, Alex Sandro e Cuadrado me COVID./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)