Juventusi përkohësisht në krye të Serisë A, Barcelona rikthehet tek fitorja

Juventusi përkohësisht në krye të Serisë A, Barcelona rikthehet tek fitorja

Juventusi fiton me përmbysje 2-1 ndaj Brescia dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve përkohësisht në kryesimin e Serisë A. Në stadiumin “Rigamonti” ishin vendasit që morrën avantazhin pas 4 minutave lojë me Donnarumma por bardhezinjtë edhe pse pa Ronaldon arritën të reagonin. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë Juventusi barazon falë një autogoli të Chancellor që në rrëmujë e dërgon topin në portën e gabuar. Goli i fitores vjen në fraksionin e dytë me boshnjakun Miralem Pjanic. Në minutën e 63-të mesfushori me një gjuajtje nga jashtë zone vulos fitoren e “Zonjës së Vjetër”. Në kuadër të javës së 5-të të Serisë A sonte spikat Inter-Lazio.

Barcelona rikthehet të fitojë në La Liga por nuk bind. Blaugranët në “Camp Nou” mposhtën 2-1 Villarreal duke siguruar fitoren e tretë radhazi në shtëpi dhe ngjiten në kuotën e 10 pikëve.Francezi Antoine Griezmann dhe braziliani Arthur ishin autorët e golave në pjesën e parë ndërsa për miqtë shënoi Santi Cazorla. Lajm i keq është dëmtimi i Leo Messit që pati probleme muskulare. Sonte zbresin në fushë Atletico Madrid ndaj Mallorca dhe Real që pret Osasunën./Pergatiti: Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim