Juventusi ka siguruar sot një fitore bindëse 4-0 kundër Pisas në ndeshjen e raundit të 28-të të Serie A, duke marrë tri pikë të rëndësishme pas një paraqitjeje shumë të fortë në fraksionin e dytë.

Pjesa e parë e takimit ishte relativisht e qetë, me pak raste të rrezikshme për shënim nga të dyja skuadrat. Momenti më i spikatur erdhi në minutën e 39-të, kur mesfushori i Pisas, Marius Marin, u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër. Ekipet shkuan në pushim me rezultatin e bardhë 0-0.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t, mbrojtësi i bardhezinjve, Andrea Cambiaso, zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë nga pranë portës, pas një krosimi të saktë nga talenti turk Kenan Yildiz. Vetëm pak minuta më vonë, Juventusi ishte pranë golit të dytë kur Manuel Locatelli goditi fuqishëm nga brenda zonës, por topi u përplas në shtyllë.

Presioni i skuadrës torineze dha rezultat menjëherë pas këtij rasti. Në minutën e 65-të, Khephren Thuram reagoi mirë pas një topi të kthyer në zonë dhe e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin 2-0.

Dominimi i Juventusit vazhdoi edhe më tej. Në minutën e 75-të, Francisco Conceiçao asistoi bukur për Kenan Yildiz, i cili brenda zonës tregoi qetësi dhe realizoi për 3-0. Goditjen përfundimtare miqve ua dha Jeremie Boga në minutën e 93-të, duke vulosur fitoren e thellë 4-0 për Juventusin.

Me këtë triumf, Juventusi ngjitet në kuotën e 50 pikëve dhe aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelën e Serie A, duke marrë fitoren pas katër ndeshjeve. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën nga trajneri Spalletti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?