Juventus-Inter vlen më shumë se finalja e Kupës, Tigres sfidon Bayern për Botërorin e Klubeve

Sonte ndeshja e kthimit në Kupë për derbin e Italisë Juventus-Inter vlen më shumë se një biletën për finalen e madhe. Në lojë është edhe një pjesë e titullit kampion pasi ekipet do të masin mirë forcat.

Zikaltërit duan të bëjnë mrekullinë  në duelin e sotëm ndërsa bardhezinjtë kërkojnë konfirmimin. Interi ka një mision të vështirë mbrëmjen e sotme në Torino sepse e ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale 2-1 dhe trajneri Antonio Conte kërkon ndeshjen perfekte për të “kapur” finalen e Kupës së Italisë ndërsa Andrea Pirlo pret një ndeshje të madhe nga djemtë e tij. Tek zikaltërit rikthehen pas pezullimit Lukaku e Hakimi dhe Conte do zbres në fushë me formacionin më të mirë ndërsa tek Juventusi mund ta nisë nga fillimi Kulusevski ndërsa në qëndër të mbrojtjes pritet dyshja De Ligt-Demiral. Juve-Inter luhet në 20:45 dhe premton spektakël.

Bayern Mynih- Tigres do të jetë finalja e Botërorit të Klubeve. Bavarezët fituan 2-0 ndaj kampionëve të Afrikës Al Ahly me nga një gol për çdo pjesë të shënuar të dy nga Robert Leëandoëski. Gjermanët janë të favorizuar për ta fituar trofeun përballë ekipit meksikan.

Titulli në La Liga nuk është një çështje e mbyllur. Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Celta Vigo duke mbetur 8 pikë larg nga Real e Barça. Dygolëshi i Luis Suarez nuk i mjaftoi Atleticos pasi Celta barazoi me Mina dhe Ferreyra./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë