POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Juvja do përmbysje ndaj Atleticos në Champions, City pret Schalken

Juventus gjatë seancës stërvitore

Juventusi është thirrur në apel sonte në “Allianz Stadium” për të bërë një përmbysje të madhe ndaj Atletico Madrid. Skuadra e Simeones e fitoi 2-0 ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions League  dhe është në pozita të forta për të kaluar në çerekfinale. Megjithatë bardhezinjtë nuk janë dorëzuar dhe do tentojnë “Remuntadan”. Me 22 gola në 32 ndeshje ndaj spanjollëve Juvja shpreson tek Cristiano Ronaldo. Alex Sandro është i pezulluar ndërsa Dybala mund ta nisë nga stoli. Allegri sqaron :” Do na duhet një mrekulli por skuadra është mirë dhe jemi gati.Do jetë një ndeshje shumë e bukur dhe nëse e përmbysim do jetë diçka e pabesueshme”.

Atletico Madrid është gati për betejë edhe në Torino. Skuadra ka mungesat e Diego Costës dhe Tomas për shkak kartonësh dhe Filipe Luis e Lucas për shkak dëmtimi por kjo për trajnerin Diego Simeone nuk është problem. Ai shton :” Jemi të karikuar dhe gati për të luajtur pjesën e dytë të sfidës kundër një skuadre të madhe si Juventusi. Edhe pse e kemi fituar 2-0 ndeshjen e parë nuk ndihemi favoritë. Godin do jetë ndërsa tek Morata kam shumë besim” e mbyll Simeone.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes që starton po në orën 21:00 në “Etihad Stadium “  Manchester City pret gjermanët e Schalke 04. Anglezët e kanë fituar 3-2 ndeshjen e parë dhe janë favoritët për të kaluar më tej por trajneri Pep Guardiola kërkon përqëndrim duke sqaruar se në këtë lloj kompeticioni në 90 minuta mund të ndodhin shumë të papritura. /Përgatiti: Andi Kapxhiu/

m.v.
Komento