Juventusi dhe Gigi Buffon rigjejnë Real Madrid në Champions rreth 300 ditë pas finales së humbur në Cardiff:
“ Në atë kohë fitojë skuadra më e fortë ndërsa ajo që duhet të bëjmë ne është që të tregojmë në fushën e lojës të gjitha cilësitë që kemi” ka thënë portieri Buffon në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.
Kapiteni i bardhezinjve të cilëve do u mungojnë Benatia dhe Pjanic në ndeshjen e nesërme më pas shton :” Asnjë skuadër nuk është e pamposhtur. Real Madrid është favorit por shanset janë 50 me 50 pasi Juventusi është një skuadër e madhe që di të fitojë tituj”.
Buffon për median spanjolle flet me detaje dhe analizon kundërshtraët duke thënë se Real Madrid është një skuadër e fortë që ka fituar shumë tituj ndërsa sqaron se në finalen e Championsit të vitit të kaluar Juventusi shkoi me shumë vetbesim dhe ky ishte një gabim i madh. Gardiani e mbyll me dy fjalë për Cristiano Ronaldon duke thënë se e admiron portugezin pasi është një vrasës para porte.