Juvja mund Atalantën dhe prek
finalen e Kupës,sonte Milan-Lazio

Juvja mund Atalantën dhe prek<br />finalen e Kupës,sonte Milan-Lazio<br>
Juventusi mposht 1-0 Atalantën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe prek finalen e madhe. Në Bergamo ndeshjen e vendosi një gol i sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain pas vetëm tre minutash lojë. Sulmuesi me një depërtim të bukur mes mbrojtësve e ka të lehtë të mposhtë edhe Berishën. Atalanta mundësinë më të mirë për të barazuar e ka në minutën e 25-të.

Por Buffon i rikthyer titullar i pret gjuajtjen nga njëmbëdhjetë metrat Gomez-it. Juvja është me një këmbë në finale e Kupës së Italisë ndërsa sonte në mbrëmje luhet gjysmëfinalja tjetër ajo mes Milanit dhe Lazios. Ndeshjet e kthimit do luhen në fund të muajit shkurt.

Në Angli ,Liverpool rikthehet tek fitorja duke mposhtur në transfertë Huddersfield 3-0 dhe konsolidon pozitat në vendin e katërt me 50 pikë. Skuadra e Klop e zgjidhi çështjen e tre pikëve që në pjesën e parë ku u shënuan dy gola me Emre Can dhe braziliani Firmino.

Ndërsa në fraksionin e dytë Salah realizoi edhe golin e tretë duke mbyllur llogaritë Huddersfield 0 e Liverpool 3. Në dy ndeshjet e tjera të javës së 25-të të luajtura të martën Swansea mposhti 3-1 Arsenalin duke shkaktuar surprizën e mbrëmjes. Sonte luhen ndeshjet e tjera ku spikat Tottenham-Manchester United.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas