Janë gjetur dhe asgjësuar në Këlcyrë 12 mijë rrënjë bimësh narkotike kabanas sativa, ndëkrohë që policia nuk ka mundur që të identifikojë kultivuesin dhe pronarin e tyre.
Sipas të dhënave të policisë, bimët narkotike janë gjetur në vendin e quajtur " Allangjyz Meshahaj" , në afërsi të fshatit "Bubës i Dytë", ku gjatësia e tyre varionte nga 20 - 40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.
Menjëherë pas konstatimit, bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com