Aktivistë të Shoqërisë Civile u rikthyen sërish këtë të diel te Parku i Liqenit për të protestuar kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë aty. Me fidanë dhe lule në duar si dhe me pankarta ku shkruhej “Mbro Parkun e Liqenit, të mbjellim pemë në vend të betonit!”, marshimi i protestës nisi nga parku “Rinia” për të përfunduar te Parku i Liqenit, në vendin e planifikuar për tu ndërtuar këndi i lojërave.
Protesta nuk pati incidente, ndërsa forcat e policisë nuk penguan futjen e aktivistëve në kantier ku ata mbollën 150 fidanë. Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile i përsëritën apelin Bashkisë së Tiranës, për ndryshimin e projektit.
Shoqëria Civile akuzoi Bashkinë e Tiranës edhe për dëmet e shkaktuara në Park prej punimeve për këndin e lojërave. Sipas aktivistit, Ervin Goçi, janë prerë të paktën 15 pemë.
"I presim qytetarët tek liqeni për këtë marshim paqësorë dhe mbjelljen e pemëve tek parku i liqenit se deri me tani jane prere te pakten 15 peme nga punimet"-u shpreh ai
Një javë më parë protestuesit u përplasën me policinë, në përpjekje për të prishur rrethimin e ndërtimit. Shoqëria civile ka protestuar tek Parku i Liqenit për ndërtimin aty të një këndi lojrash nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Ora 11:20 Ervin Goci:Ju ftojmë në këtë marshim paqësorë
Në një prononcim për mediat përfaqësuesi i shoqërisë civile Ervin Goci ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë marshim paqësor kundër betonizimit dhe pro pemëve dhe hapësirave të gjelbërta.
"I presim qytetarët tek liqeni për këtë marshim paqësorë dhe mbjelljen e pemëve tek parku i liqenit"-u shpreh ai

Foto të tjera..
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

VIDEO