Këngëtarja Adelina Ismaili, homazhe
kolonelëve të vrarë të familjes Zemaj

Këngëtarja Adelina Ismaili, homazhe<br />kolonelëve të vrarë të familjes Zemaj
PRISHTINË - Këngëtarja Adelina Ismaili dhe anëtarë të tjerë të familjes së kolonel Ahmet Krasniqit kanë bërë dje homazhe kushtuar kolonel Tahir Zemaj, Hasan Zemaj dhe Enis Zemaj - pak çaste pas Akademisë Përkujtimore në nder të anëtarëve të së njëjtës familje Zemaj.

Fotoja e këngëtares është postuar në faqen e fansave të saj në Facbook. Por po dje edhe nga LDK u organizua një akademi përkujtimore për Tahir, Enis dhe Hasan Zemaj. "Këta dy burra të Kosovës, dy ushtarakë të karrierës, dy strategë dhe luftëtarë u vranë tradhtisht, Tahiri në Pejën e Tij, pasi kishte përfunduar lufta, kurse Ahmeti në Tiranë, gjatë organizimit dhe luftës në Kosovë. Të vetmit që përballuan dhe vazhduan shkollimin nga mbi 30 shqiptarë që kishin filluar me ta”, tha ndër të tjera, kreu i LDK, Isa Mustafa.

Ai theksoi se në vend të gëzimit të lirisë, Kosova e pasluftës, për fat të keq, shijoi dramën tragjike të vrasjes së njerëzve më të mirë të saj, intelektualë, publicistë, gazetarë, ushtarakë, ekonomistë, arkitektë e biznesmenë u vranë ose u plagosën në aksione tipike kriminale, ndërsa autorët e këtyre akteve mizore të shumtën e herës mbetën të pandëshkuar.

Vrasjet e  vrasjet politike në Kosovën e pasluftës, konsiderojnë se këto akte të liga nuk e kanë goditur vetëm LDK-në, por kanë goditur të gjithë Kosovën, sepse e kanë stërzgjatur procesin e vështirë të shërimit të plagëve të luftës, procesin e vështirë të normalizimit të jetës institucionale dhe qytetare në vend.

Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës, nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. U shpall për trimërinë dhe veprën patriotike në çlirimin e Kosovës.

“Heroi i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, gëzonte të gjitha cilësitë njerëzore, kombëtare e profesionale që i duhen një ushtaraku të shquar. Pikërisht këto cilësi të tij dhe sidomos fakti se ai bashkëpunoi me Presidentin Rugova u bënë halë në sytë e atyre që nuk e dashen paqen, nuk e dashen dhe nuk duan dritën, por që jetojnë në terr, vepruan dhe vranë në terr, ata të cilët akoma nuk janë zbuluar dhe dënuar e prapë mund të vrasin në terr”, tha kreu i LDK-së.

Sipas Mustafës, Tahir Zemaj u shpëtoi dy atentateve vetëm falë fatit dhe shkathtësisë së tij. Mirëpo, atentati i tretë ishte i kobshëm.

“Kështu, Kosova mbeti pa luftëtarin e madh të lirisë, pa strategun e dhe simbolin e ushtarakut të devotshëm për atdheun e vet. Para dhjetë vjetëve, kur e gjithë Kosova akoma s’kishte përfunduar kremtimin e festës së Vitit të Ri dhe kur po shpresonin për një vit tjetër më të frytshëm, ditën e shtunë u mor lajmi tronditës për vrasjen makabre të kolonel Tahir Zemajt, të birit të tij Enisit dhe të kushëririt Hasan Zemajt, që gjendeshin në shoqëri të tij, vepër e kryer nga kriminelët vrasës”, shprehet Mustafa.

“Hasan Zemaj, si i ri, ishte një aktivist i shquar në Deçan. Ato ditë ai priste të marrte diplomën e Fakultetit të Elektros në Universitetin e Prishtinës, por kriminelët i shuan jetën e tij të re. Vrasja e tij ishte dhe është vrasje kundër rinisë së Kosovës dhe ardhmërisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së më tej tha se Tahir Zemaj ishte njohur me kolonel Ahmet Krasniqin si kadetë të Akademisë së Forcave tokësore në vitin 1969.

Kreu i LDK-së tha se duan të besojnë se drejtësia, sado e vonuar do ta thotë fjalën e vet për këto krime të tmerrshme, pasojat e të cilave janë tepër të rënda jo vetëm për familjet e atyre që pësuan, por për të gjithë Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane