Këngëtarja e famshme 'del hapur'  
shtatzënë në moshën 49-vjeçare

Këngëtarja e famshme 'del hapur'  <br />shtatzënë në moshën 49-vjeçare
Janet Jackson deklaroi mëngjesin e së mërkurës që do të anullojë turin botëror "Unbreakable", pasi ajo dhe bashkëshorti i saj po planifikojnë të bëjnë një fëmijë. 49-vjeçarja e bëri lajmin me dije nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter.

"Ka ndodhur një ndryshim i papritur, tha Jackson. Mendova se ju jeni të parët që duhet ta dinë. Bashkëshorti im dhe unë po planifikojmë familjen tonë, prandaj do të më duhet të shtyj turin".

"Ju lutem të më mirëkuptoni. Duhet të pushoj, këto janë urdhrat e doktorit. Por nuk ju kam harruar juve. Do ta vazhdoj turin sa më shpejt të jetë e mundur". Janet Jackson u martua me biznesmenin Wissam Al Mana në 2012-tën në një ceremoni të fshehtë dhe nuk e konfirmuan publikisht martesën deri në 2013-tën.
janet jackson
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot