Këngëtarja me zë special Sydney Ellis
vjen për herë të parë në Tiranë

Këngëtarja me zë special Sydney Ellis<br />vjen për herë të parë në Tiranë<br>
Pas një suksesi në javën që lamë pas, tashmë Fusion rikthehet me një tjetër event. Sydney Ellis, një këngëtare me zë fantastik vjen për të performuar këtë të premte dhe të shtunë rreth orës 22:00. Për të folur më shumë rreth këtij eventi, ishte sot e pranishme në studion e Rreze Dielli, Kozeta Kurti, e cila dha një panoramë më të detajuar për ardhjen e Sydneyt për herë të parë në Shqipëri.

Me historinë e saj të veçantë në përfshirjen e botës së muzikës në moshën 44 vjeçare ne jemi gjithë sy e veshë për të shijuar interpretimet e Ellis. Këto evente që do të zgjasin 4 javë e çelën siparin javën e shkuar me këngëtaren e hitit të famshëm Endless summer, Oceana e cila solli një spektakël të vërtetë. Ndërkohë që jemi në pritje të të tjerë artistëve në 2 javët në vazhdim, mos harroni të ndiqni Sydney Ellis sot dhe nesër pranë Fusion në Aba Business Center.

Kozeta Kurti e ftuar në Rreze Dielli

Ditën e sotme do të flasim për muzikë, për një super këngëtare e cila pritet sot të vijë ne Shqipëri dhe është e ftuar sot tek Fusion. Prezantojmë kush është Sidney Ellis. Ajo konsiderohet si një ndër këngëtaret xhaz më të mira me një zë të mrekullueshme.

Në studio kemi të ftuar Kozeta Kurti dhe do bisedojmë me të.

-Sot ngjasoj pak me natyrën mashkullore të Sidney Elli me këtë zë që kam, më vjen shumë keq.

Të shkuara. Do bisedojmë me Kozetën dhe do flasim për këngëtaren e xhazit...
-Kjo këngëtare është e ftuar sot tek Fusion, ndërkohë dy këngëtarë të tjerë priten të vijnë javën e ardhshme.
Më duket shumë interesantë fakti që e ka nisur kaq vonë karrierën dhe me zërin që ka ajo. Për të dhënë ide që nuk doja të përdorja këngë shumë të përdorura kisha ardhur në kontakt me këtë këngëtare pa e ditur kush është ajo. Kisha një kontakt krejt rastësore me të, por ideja që e ka nisure saj karrierën 44 vjece, jam shumë kurioze ta di pse e ka nisur kaq vonë. Mezi po pres ta pyes, por arrin pak vonë sot në darkë. 

Ta theksojmë sot është premiera tek Fusion. Rreth orës 22:00...
-Ky termi  “komercial “ do shitet por ka njerëz që duan vendet e tyre, ka një moshë të caktuar që brezi sot dhe të rinjtë e zgjedhin muzikën si të duan por brezi i babit tim nuk ka pasur mundësi ta zgjedhin. Brezi 50-60 nuk kanë pasur mundësitë që kemi ne sot, dhe sot e ndjenjë akoma dhe më shumë. Mosha 50-60 nuk mund të shkojnë nëpër klube dhe ta shijojnë një gotë verë dhe një muzikë xhaz. Mosha e tyre nuk ikën dot të dëgjojë muzikë ‘rap’. Më vjen mirë që sot dhe nesër do aksesojmë një muzikë kaq të bukur. Luan një muzikë që të çon në një botë krejt tjetër,për eventin e ardhshëm unë kam për detyrë për të ardhur këtu për të folur për evente të tjera sepse jam organizatore. Ndjekim të shtunën e kaluar tek fusion kur ka qenë e ftuar Oceana. Në një prej vendeve më të mira në kryeqytet, këngëtarja e hapi me këngën “Summer “ këngë që është hapur botërori këtë vit. Pastaj vioji me një hit tjeter “ Cry Cry”,

Si të duket Shipëria?  
-Më pëlqen se njerëzit janë shumë të ngrohtë dhe shumë mikpritës. Sapo kam lançuar albumin tim të ri sigurohuni ta dëgjoni në faqen time në youtube,

Do të pëlqente të jetoje në Shqipëri ?
-Po është një vend shumë i bukur dhe njerëzit të falin një energji pozitive.

Për të dëgjuar këngëtaren kishte dhe njerëz të ekranit që e ndoqën.Bashkë me këngëtaren ka qenë dhe një bandë që performoi me të, nuk na ngelet gjë tjetër përveç ta ftojmë Oceanën përsëri të performojë...
-Ne ftojmë artistë të tjerë nuk jam dakort të ftojmë përsëri atë, i thashë Oceana herës tjetër do vij me shpenzimet e saj. Prandaj dhe me artistë të huaj të mos ndihen sikur nuk janë në shtëpinë tyre. 

Shiko jabanxhiu duhet respektuar , ai nuk ka asnjëri tjetër është vetëm këtu. Rikthehimi  tek evenimenti që do ndodhë sot,jam shumë kurioz si do jetë organizuar dita e sotme dhe nesër...
-Eventi do të jetë me pagesë dhe pastaj është zgjedhja jote nëse mund të pish ose jo, paguan vetëm për të dëgjuar këtë artiste. Sideny ka një repertor, ka 6 albume të saja, por kam dhe një detyrë tjetër për të orientuar artistë qe vijnë dhe që performojnë këtu. Mund të këndojë këngë të tjera që janë tepër të njohura, por ne kemi kërkuar që ajo të këndojë disa këngë që të prezantohet me këngët e saj. Asnjë njeri nuk e çon nëpër mend që ajo do shesë albume të saja këtu.  Ne i konsiderojmë artistë të jashtëm si qenie të paprekshme. Oceana ka qëndruar më shumë me njerëz se sa duke kënduar. Ishulli i muzikës të veçantë është një vend ku të gjithë ata që pëlqejnë këtë lloj rryme i mirëpresim sot tek Fusion në orën 22:00 dhe nëse nuk vini jepini play kur të jeni nëpër zyra te hënë, të martë.

M.P/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema