Këngëtarja shqiptare i jep fund lidhjes?

Këngëtarja shqiptare i jep fund lidhjes?
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe i dashuri i saj britanik Isaac Carew, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2 vjeçare. 

Sipas mediave ndërkombëtare Dua Lipa dhe modeli britanik, mesa duket nuk janë më bashkë. Burime pranë çiftit kanë zbuluar ekskluzivisht për Prive se marrëdhënia e tyre është në krizë dhe se zyrtarizimi i ndarjes është vetëm çështje ditësh. 

Kriza e dy të rinjve është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Dua, foton e fundit me Isaac e ka postuar më 2 janar, ndërsa britaniku, i cili ka qenë në çdo hap pranë Duas, prej disa javësh nuk e ka shoqëruar më në evente. Madje, edhe në Brit Awards, të dy ishin të pranishëm, por jo në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dua dhe Isaac nisën lidhjen e dashurisë në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sapo kishte filluar të ngjiste shkallët e karrierës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!