Kënga e Elhaida Danit mirëpritet
edhe në “Eurovision in Concert”
AMSTERDAM-Elhaida Dani mbrëmjen e së shtunës këndoi këngën e saj edhe njëherë live në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”. Kënga e Danit është mirëpritur mirë ndërsa menjëherë kanë pasur edhe intervistat me të.
Elhaida Dani mbrëmjen e së shtunës këndoi këngën e saj edhe njëherë live në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”. Kënga e Danit është mirëpritur mirë ndërsa menjëherë kanë pasur edhe intervistat me të.
Krahas saj, edhe përfaqësuesit e Greqisë, Suedisë, Gjeorgjisë e Serbisë kanë sjellë krijimet e tyre. Elhaida shumë shpejt do të jetë e pranishme edhe në Londër ku po ashtu kërkon promovimin e këngës së saj.
Aktualisht kënga e saj “Im alive” është e dyta me klikime nga gjithsej 39 këngët që sivjet marrin pjesë në garën e Eurovizionit. Pas Rusisë që numëron mbi 3 milionë klikime, kënga shqiptare sapo ka grumbulluar 2 milionë klikime.
Wivibloggs që merret me lajmet e Eurosong, më 29 mars kishte bërë thirrje për votim se kush mund të jetë fituese në edicionin e këtij viti të Eurosong.
“Prej 29 marsit e deri më sot, ne kemi numëruar 55.739 vota. Po kryeson Elhaida Dani, këngëtarja nga Shqipëria. Ajo ka grumbulluar 10.564 vota”, ishte shkruar në faqen e Wivibloggs. Në vendin e dytë rezultonte këngëtarja nga Gjeorgjia me 5 266 vota, vendi i tretë është votuar të jetë Italia me 3.120 vota, ndërkaq, Irlanda është me 1.500 vota. Në listën prej 40 shteteve sa janë votuar në këtë thirrje publike në vendin e fundit është Moldavia me 613 vota.
I’m Alive” (në Shqip kënga vjen me titullin “Në jetë”) është kënga e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2015!
Kompozitorët këngës janë Zzapp & Chriss, me tekst të Sokol Marsit dhe përkthim në anglisht të Linda Halimit. Kënga ka një fillim të lehtë, duke marrë një ritëm pak më të shpejtë në vazhdim.
Kjo këngë është vlerësuar si një këngë bashkëkohore, një këngë që përcjell një mesazh të fortë dhe gjithashtu duke mos lënë jashtë vlerësimet për vokalin e këngëtares Elhaida Dani.
Kënga do të vijë në tre versione, në Anglisht, Shqip dhe Italisht. Në Eurovizion kënga do të këndohet në anglisht ku Elhaida do të jetë në skenë së bashku me këngëtaret e mirënjohura Erga Halilaj, Olsa Papandili dhe Gerona Hyska.
Marrë nga ATSHRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.1%
-
Më keq
44.6%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 3066
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes
4 Gusht, 12:02
-
Zgjedhjet në Himarë/ Tedi Blushi i Metës sulmon SPAK: Po bëhet pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të grabitur votat
4 Gusht, 11:51
-
Ermonela Jaho koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit: Mirënjohës që je imazh i Shqipërisë moderne
4 Gusht, 11:47
-
Mirditë/Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet 31-vjeçari, në hetim kryeplaku i fshatit! Sekuestrohet 4 kg kanabis (EMRI)
4 Gusht, 11:38
-
Kërcënohet përsëri me vdekje presidenti i Lacios, Lotito rrëfen ‘ferrin’ që po përjeton: Më duket si në kohët e ‘Diabolik’!
4 Gusht, 11:31
-
Zgjedhjet për kryebashkiakun, Fredi Beleri mesazh në greqisht nga burgu: Vëllezërit e mi minoritarë po bëjnë sot betejën përfundimtare
4 Gusht, 11:16
-
Durrës/ Kërcënojnë me thikë taksistin dhe i marrin xhiron ditore, në pranga një djalë dhe një vajzë (EMRAT)
4 Gusht, 11:12
-
Ardit Bido: A shihemi fundjavën tjetër djema?
4 Gusht, 11:11
-
'Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë', Gjikuria pas votimit: Pavarësisht kartave ID të skaduara, do të fitojmë
4 Gusht, 11:06
-
Qëndresa Qytetare: Katër problematika në Zgjedhjet e Himarës, komisionerët po flasin greqisht!
4 Gusht, 10:57
-
Pse olimpistët kafshojnë medaljet e arta?
4 Gusht, 10:47
-
Izrael, sulm terrorist pranë Tel Avivit! Një person sulmon me thikë 4 kalimtarë, 2 vdesin. Vritet dhe atentatori palestinez
4 Gusht, 10:43