Kënga Magjike, nis gara
e këngëtarëve “Big”

Kënga Magjike, nis gara<br />e këngëtarëve “Big”
Gara e madhe për festivalin e “Këngës Magjike”, tashmë po numëron orët! Nesër në “Pallatin e Kongreseve”, nis edicioni i 15-të duke sjell në skenë zërat  më “big” të muzikës së lehtë shqiptare, ku disa prej tyre rikthehen në skenë.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë herë ky festival do të vij ndryshe si në skenografi, prezantim apo në konkurrim.

Në këtë edicion të 15-të të netëve finale, që do të nisin nesër për të vijuar në datat 29 dhe 30 nëntor në “Pallatin e Kongreseve”, moderatori Ardit Gjebrea do të ketë për herë të parë në krah dy meshkuj, dy aktorë humori, që do ti ndryshojnë rrjedhën këtij festivali me situata komike.

Kështu që, Gjebrenë do ta shikojmë të rrethuar jo nga dy femra bukuroshe, por nga dy meshkuj mjaftë karizmatik siç janë Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri. 

kenga magjike

Votimi

Një festival i konsoliduar, që dominohet nga artistë të njohur dhe të afirmuar me muzikë cilësore dhe performanca origjinale, ndërkohë që votat e artistëve vijojnë të përcaktojnë fituesin do të përball 45 këngëtarët në gjysmëfinale.

Edhe këtë vit, këngëtarët do ti qëndrojnë besnik të njëtës formulë duke votuar për njëri-tjetrin.

Nga ky votim do të dalin 20 këngët finaliste në natën e fundit. “Edhe pse janë të paevitueshme miqësitë mes këngëtarëve ose edhe inatet e shprehura në votime, ky sistem ka rezultuar në një përqindje të madhe efikas në përcaktimin e renditjes të këngëve sipas vlerave të tyre, me pluset dhe minuset e veta”, kanë shpjeguar organizatorët në faqen zyrtare të “Kënga Magjike“ në facebook.

Nata e parë e festivalit “Kënga Magjike” nis të enjten, ora 20:00 në sallën e Pallatit të Kongreseve.  

Gara e femrave “Big”

Në këtë edicion, ajo që na bie në sy është gara e fortë e këngëtareve “Big”. 

Këngëtaret Mariza Ikonomi, Mihrije Braha, Besa, Lejdina Çelo, Rovena Dilo, Jonida Maliqi, Rozana Radi, Era Rusi, apo Manjola Nallbani, janë disa nga zërat që do të garojnë mes njëra-tjetrës.
 
Këngëtarët e natës së parë, janë si më poshtë:

 
1. The Code me “Freedom”
2. Egzona ft. String String me “Posesiv”
3. Lind Islami me “Bregu i vjetër”
4. Erjon Beci me “Mo”
5. Rudina Delia ft. Kitio me “Temperaturë”
6. Sardi me “Sa larg”
7. Xhejsi Jorgaqi & Çartani me “Vetëm kujtohu”
8. Entela Zhula me “Human”
9. KSAL me “Zemrën merr”
10. Devis Xherahu me “Serenatë malli”
11. “Lynx” me “S’dua të mbarojë”
12. Xhoi me “Ndiej”
13. Dorina Tiko me “Gjithmonë me ty”
14. Gjergj Leka me “Po të le një letër”
15. Adelina Thaçi me “Po u mërzite”
16. Era Rusi ft. GBMC me “Gjuju”
17. Mariza Ikonomi me “Destinacion”
18. Ronela Hajati me “Mos ma lësho”
19. Mihrije Braha me “Hajde nesër”
20. Bojken Lako Band me “Harmony në Sky”
21. Besa me “Tatuazh në zemër”
22. Endri dhe Stefi Prifti ft Crazy Band me “Jepe”

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve