TIRANE - Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit egjiptian ka ndezur debatet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Këshilltari socialist Aldrin Dalipi dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kanë replikuar ashpër në lidhje me këtë çështje, duke u ndalur konkretisht në kërcënimin e kreut të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ndaj këshilltarit socialist Florjan Pullazi, i cili doli në mbrojtje të këtij komuniteti.
Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, pyeti se çfarë të drejtash mund të kenë këshilltarët, kur njëri prej tyre është kërcënuar nga një njeri me uniformë si Florenc Hoxha.
Por kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar ato mashtrime.
“Nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur, atëherë ju duhet të ishit paraqitur në zyrën time për t’u ankuar, por kjo nuk ka ndodhur. Ju po ngrini kauza false”- theksoi Basha.
Më tej kreu i Bashkisë së Tiranës i kërkoi këshilltarit të majtë, Florjan Pullazi, që të shkonte në zyrën e tij, por ky i fundit nuk pranoi.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com