Kërcënimet e ministrit grek, Ngjela:
Do paguani për dëmet e shkaktuara

Kërcënimet e ministrit grek, Ngjela:<br />Do paguani për dëmet e shkaktuara
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Ngjela shkruan në Facebook se ministri grek u shfaq qesharak në kufi.

Sipas tij, fqinji jugor do paguajë për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj shqiptarëve përgjatë shekullit të fundit.  

Reagimi i Spartak Ngjelës:
Ministri grek na bëri për të qeshur.

Na ishte veshur edhe ushtarak.

Por na gajasi një tjetër injorante që e paskësh sjellë në Shqipëri Vangjel Dulja.

Kanë marrë zemër siç duket edhe nga Saliu.

Të shpëtojmë detyrimin për genocidin çam; të shpëtojmë detyrimin për pronat çame.

Të shpëtojmë nga guximi që po marrin shqiptarët për të folur shqip në Igumenicë, Prevezë e kudo në Epirin puro shqiptar.

Dhe, njëherësh, të shpëtojmë dhe Sali Berishën, dhe aradhën e tij të korruptuar, nga ndëshkimi në Shqipëri.

O mavri me bojë: asgjë nuk bëni dot se jeni në pikë të hallit! Të gjitha detyrimet që iu keni Shqipërisë dhe shqiptarëve, do t’i paguani e do t’i dorëzoni një e nga një. Iku koha e falsifikimit të historisë së. Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aleatët e ngushtë të kësaj kohe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjermanët dhe amerikanët, janë ata të cilëve iu keni vjedhur paratë. Nuk bëni dot më asnjë lojë fallco. Do t’i paguani të gjitha, bashkë me dëmet që në një shekull iu keni shkaktuar shqiptarëve.

Nuk i trembni dot me luftë shqiptarët: jeni të humburit e medhenj të shekullit. XXI. Duhet të paguani paratë e dëmeve… 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai