Kërcënimi, Gëllçi-Bashës:
Punonjësja s'është shkarkua

Kërcënimi, Gëllçi-Bashës:<br />Punonjësja s'është shkarkua
“E mbani mend vajzën që këndoi këtu për ne? Mamanë e saj sot e kanë hequr nga puna në televizionin publik. Thoma Gëllçi, do të heqim zvarrë o pleh”.

Kjo ishte deklarata kërcënuese e Lulzim Bashës sot në protestën e PD-së, drejtuar Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Por, përmes një letre, vetë kreu i RTSH, Thoma Gëllçi, sqaron se deklarimet e kryetarit të PD janë të pavërteta, pasi sipas tij punonjësja për të cilën flet Basha, në fakt nuk është pushuar nga puna, por është transferuar në një tjetër sektor, aty ku përgjigjet dhe formimi i saj profesional. 

Gjithashtu, Gëllçi thekson se RTSH i ka dhënë hapësirën e duhur Partisë Demokratike dhe opozitës, duke përfshirë edhe pasqyrimin e gjerë dhe të paanshëm të protestës së tanishme. 

thoma gellci
(Letra e drejtorit të RTSH)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)