TIRANE- Kërcënimi që partitë e koalicionit të majtë i kanë bërë kryetarit të PS-së Edi Rama në lidhje me zgjedhjet, kanë bërë që ky i fundit të ketë gati ofertat për kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreun e FRD-së Bamir Topi.
Ndonëse negociatat mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Meta për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit nuk kanë përfunduar, qëndrimet e mbajtura nga aletatët e PS-së, Paskal Milo, Skënder Gjinushi dhe Spartak Ngjela për krijimin e një poli të ri kanë bërë që balancat e koalicionit të vihen në diskutim. Kryeministri Rama është gati të bëjë një ofertë zyrtare për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në zgjedhjet vendore.
/Shqiptarja.com