Pas kërcënimit të ardhur në gjuhën shqipe nga militantë të ISIS ka reaguar edhe Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar. Në një deklaratë të tij thuhet se xhihadistët shqiptarë nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, nuk kanë asgjë njerëzore ndërsa u kërkohet besimtarëve shqiptarë e predikuesve të fesë islame në vend që të kundërpërgjigjen ndaj kësaj gjuhe urrejtjeje.
“Gjatë fjalimit të tyre nuk ka asgjë njerëzore. Ata nuk i përngjasojnë dhe nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, pavarësisht se flasin në emër të saj. Forumi Intelektual Mysliman i bën thirrje Imamëve në të gjithë Shqipërinë dhe trevave shqipfolëse, që ligjërata e ditës së xhuma të jetë një kundërpërgjigje e ashpër kundër kësaj gjuhe urrejtje. Forumi Intelektual Mysliman, së bashku me besimtarët myslimanë dhe të gjithë shoqatat simotra do të punojmë për të nxitur vepra të mira dhe në dobi të komunitetit ku jetojmë. Që të përcjellim vlerat dhe mesazhin se islami, feja e paqes dhe e tolerancës, nuk ka të bëjë me këta njerëz, të cilët nuk njohin gjë tjetër përveçse dhunës dhe terrorit”,-thuhet në deklaratën e këtij forumi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com