Rajan Tafani 31 vjeç, banues në Belsh, i ka zënë pritë në një kthesë kryebashkiakut dhe i ka vënë pistoletën në ije, duke i thënë: “Do të vras, nuk ke më jetë po nuk më dhe 300 mijë euro brenda një muaji. Më ke prishur lokalin buzë liqenit dhe kjo do paguhet me kokën tënde.
Që të shpëtosh kokën do më paguash eurot dhe do më japësh një shesh ndërtimi te bashkia e re. Nuk të kam cenuar askund. Për çdo gjë kam zbatuar ligjin”.
Ndërkohë, shembja e ndërtimit të paligjshëm në Belsh është bërë në kuadër të rijetëzimit të sheshit kryesor të Belshit. Menjëherë pas kërcënimit, kryebashkiakut Arif Tafani ka bërë denoncim në polici, ndërsa Rajan Tafani eshte arrestuar.
Reagim i Bashkisë Belsh
Komuniteti i bashkisë Belsh ka shprehur indinjatën e thellë dhe e kanë cilësuar të paprecedentë incidentin që i ndodhi mesditën e të hënës kryetarit të Bashkisë Belsh Arif Tafani i cili u kanos me armë zjarri nga një 31 vjeçar për shkak të detyrës.
Ky komunitet dhe administrata e Bashkisë Belsh kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e rreptë të ligjit ndaj personit që kanosi me armë zjarri kryebashkiakun Arif Tafani. Ndërkaq Bashkia Belsh hedh poshtë me neveri dhe përbuzje publikimin e shpifjes së radhës të Sali Berishës i cili i referohet të ashtuquajturit "qytetarit dixhital" sipas të cilit aty ku u prish lokali me vlerë 300.000€ i familjes së 31 vjeçarit që kanosi kryebashkiakun po ndërtohet pallat pasi ky është një trillim fund e krye me të cilin Berisha i nxjerr bojën vetes dhe "qytetarit dixhital" pasi bregu i liqenit të Belshit falë Rilindjes Urbane është çliruar nga ndërtimet e paligjshme dhe sot aty nuk ka asnjë lloj ndërtimi, por bregu i liqenit është kthyer në një atraksion turistik që po mahnit jo vetëm vendasit por edhe të huajt.
Kështu që sado të shpifë e intrigojë Berisha, nuk mund të hedhë dot baltë mbi belshakët dhe punën e shkëlqyer që po bëhet në Belsh .Berisha sado të përpiqet të nxijë e sterrosë nuk mund të marrosë më askënd .Ai me publikimin e rradhës tregoi fytyrën e vërtetë të shpifësit më të ndyrë .
Belshi dhe belshakët dijnë më mirë se kushdo se çfarë është bërë si duhet .Belshin dhe belshakët nuk i ndal askush në rrugën e zhvillimit as me shpifje e as me kërcënime për të modernizuar gjithçka ashtu si ata duan.Megjithëse Berisha e ka përbuzur vazhdimisht Belshin , ne e mirëpresim ta vizitojë dhe të Relaksohet në Belshin e Rilindur pasi ndoshta gjen shpëtim e shërim njëherë e përgjithmonë edhe nga sëmundja e " qytetarit dixhital" që po e shkatërron jo vetëm si politikan por edhe si njeri.
dy.b/shqiptarja.com




