Kërcënimi i UEFA-s, Skënderbeu:
Nuk kemi lidhje, të hetohet rasti

Kërcënimi i UEFA-s, Skënderbeu:<br />Nuk kemi lidhje, të hetohet rasti<br /><br>
Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas denoncimit të UEFA-se inspektorët që hetuan dhe kërkuan dënimin me 10 vite përjashtim të ekipit shqiptar janë kërcënuar. Drejtuesit e klubit të Skënderbeut shprehen se nuk kanë lidhje me kërcënimet, ndërsa inkurajojnë organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Organizmi më i madh i futbollit Evropian, UEFA, bëri të ditur sot se inspektorët e saj, që kanë kërkuar dënimin e klubit të futbollit shqiptar, KF Skënderbeu me përjashtimin për 10 vjet nga veprimtaritë e saj në Kontinentin e Vjetër, janë kërcënuar me vdekje për shkak të kësaj çështjeje.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, klubi i futbollit Skënderbeu mohon të ketë shpërndarë raportin, ndërsa akuzon se raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.

REAGIM ZYRTAR
Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit. Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nësë ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes. Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij. Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City