Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy gjobëvënësit Julian Caka dhe Gentian Kica njohur ndryshe si anëtarët e bandës drejtuar nga vëllai i Lul Cakës. Arrest me burg në mungesë është vendosur dhe për Kelmend Kastratin i cili më 6 Janar mundi ti shpëtoj një atentati në aksin Lushnje-Fier.

Në këtë atentat mbeti i vdekur Denis Kasaj, ndërsa policia në hetimet e saj ka zbardhur se këta shtetas kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal të gjobvënieve trafikut të drogës dhe armëve.

Këta shtetas dyshohet se i vunë gjobë 20 mijë euro biznesmenit me iniciale A.B ndërsa po hetohen dhe për atentatin e 6 Janarit ku gjeti vdekjen Denis Kasa. Caka dhe Kica u prangosën mbrëmjen e 28 Majit nga uniformat blu ndërsa ata mësohet se para togave të zeza kanë mohuar akuzat.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)