Në një kohë kur historia e ish-hotel Vollgës në Durrës, fsheh një sërë kërcënimesh dhe kanosje me armë për fitimin e kësaj prone, gjyqtari Gjin Gjoni ka dënuar një nga persona që ka kanosur me jetë biznesmenin Ylvi Beqja me vetëm 400 mijë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër prokurori Valentin Preçi ka kërkuar dënimin e kërcënuesit Artan Asllani që është djali i tezez së Zamir Hasës, me 1 muaj burgim, duke e kualifikuar kërcënimin në telefon si vepër penale të “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.