Vetëm një ditë pasi biznesmeni Ylvi Beqja ka deklaruar në gjykatë emra të rinj, që ishin përfshirë në kërcënimin e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për disa persona.Mes personave që po hetohet është Ervis Martinaj, ky i fundit i akuzuar për vrasje nga prokuroria e Tiranës.

Në dëshminë që biznesmeni ka dhënë para gjykatës, mësohet të ketë treguar se Martinaj, e ka shantazhuar që të tërhiqej nga dëshmia e tij kundër Emiljano Shullazit.

Sipas dëshmitarit të prokurorisë, ky shantazh dhe kërcënime të tjera kanë ardhur si rezultat i kundërshtimit të tij, për të prishur marëveshjen me prokurorët e Krimeve të Rënda.

Shantazhi dhe kërcënimi është bërë nëpërmjet disa tregtarëve në Fushë-Krujë, të cilët do dilnin të flisnin në media për borxhet fiannciare që Beqja u ka marrë, nëse dëshmitari nuk tërhiqej nga dhënia e dëshmisë.

Dhe në fakt një gjë e tillë ka ndodhur, pasi disa tregtarë kanë dalë në media duke akuzuar dëshmitarin e prokurorisë, se nuk i ka kthyer lekët. Madje dëshmitari i ka treguar gjykatës se në këmbim të marëveshjes së re me Shullazin, ata do i jepnin 1 milion euro cash në dorë, ndërsa 6 milion euro të tjera, do ja jepnin me këste.

Njëherësh marëveshja që i është ofruar Beqja nga shtetasi Ervis Martinaj, ka qënë dhe tërheqja e Shullazit nga pronësia e 30 për qind të ish-hotel Vollgës. Mirëpo kjo marëveshje është refuzuar nga biznesmeni, tashmë i kthyer në dëshmitarin “kyç” të prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hetim dhe 6 tregtarëve
Mësohet se në shërbim të këtij hetimi, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka sekuestruar të gjitha provat që disponon dëshmitari Beqja.Në objekt të këtij hetimi janë vënë dhe tregtarët Sinan Topi, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi, Agron Muça dhe Skender Kacdelja.

Këta biznesmenë dyshohet se kanë folur në media kundër dëshmitarit të prokurorisë Ylvi Beqja,nën trysninë e kërcënimeve me armë nga disa persona.Këta biznesmenë pritet të meren në pyetje nga prokuroria në ditët në vijim.Ndërkohë që sipas burimeve mësohet se disa prej tyre janë përgjuar, dhe kanë konfirmuar se kanë folur pas kërcënimeve dhe shantazheve të ndryshme.

Të japim 7 milion €, hiq dorë nga dëshmia
Administratori i kompanisë “Saudi Brather Comercial Company” ka refyer para gjykatës se pas arrestimit të grupit të Shullazit, ai ka marrë një ofertë të re, në mënyrë që të tërhiqej nga dëshmia.

Sipas rëfimit që Beqja ka bërë, një person i njohur prej tij dhe me precedent penal, e ka kontaktuar ne telefon, dhe ka kërkuar takim me të. Ky takim është realizuar dhe pikërisht aty Beqja, tregon se ka marrë ofertën, për tu tërhequr nga dëshmia që ka dhënë në prokurori.

Në këmbim të tërheqjes Beqja mësohet ti ketë treguar gjykatës se personi i ka ofruar 7 milion euro, ku 1 milion do i jepeshin në dorë cash, vetëm me kushtin që ai të tërhiqej nga dëshmia që ka dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Këtë ofertë Beqja ka treguar se nuk e ka pranuar, dhe fill pas kësaj një grup personash janë angazhuar duke kërcënuar me armë disa tregtarë në zonën e Fushë-Krujës, për t'i regjistruar ata me kamera në ambjentet e një lokali, teksa deklaronin se Ylvi Beqja i ka marrë para borxh.Më pas sipas Beqjat deklaratat e këtyre tregtarëve janë publikuar dhe në media.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com