Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim ish-drejtorin e Ujësjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi akuzohet se në 26 shkurt ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të biznesmenit Zylyftar Byreku, pas një zënke banale në një lokal të zonës.
Po ashtu, Prokuroria akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, Jeton Hidën, për veprën penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”, pasi ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambjentit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj, bëjnë me dije burimë zyrtare nga organi i akuzës.
Ndërkohë, akuzohen për “Deklarimi i rremë” shtetasit, Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik, si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com