Drejtësia austriake ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë Krishtlindjeve, ku një burrë kërcënoi me pistoletë dhe më pas grabiti kamerieren 25-vjeçare. Mediat austriake shkruajnë se i dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje është 40-vjeçari shqiptar, ndaj të cilit është lëshuar një flet arresti ndërkombëtar.

“Pas hetimeve intensive është zbuluar i dyshuari kryesor për agresionin gjatë asaj nate në Spittal an der Drau. Targat e makinës së tij janë zbuluar, agresori dihet, por momentalisht ai është në arrati”, tha shefi i Komisariatit të Policisë në Austri, Gottlieb Türk.

d.c./shqiptarja.com