Kërcënon Mustafa: Nëse nuk jam
kryeministër, prishet koalicioni

Kërcënon Mustafa: Nëse nuk jam<br />kryeministër, prishet koalicioni
LDK është e bindur në marrjen e postit të kryeministrit në mandatin e ardhshëm qeverisës në koalicion me PDK-në. Kryetari i LDK-së thotë se e kanë edhe vendimin e Këshillit të Përgjithshëm se nuk bëjnë marrëveshje me askënd nëse ata nuk e kanë postin e kryeministrit. Ndërsa ka shprehur bindjen se më 8 dhjetor do të votohet si kryeministër i Kosovës.

Të dy partitë pas arritjes së marrëveshjes fillestare, janë duke punuar intensivisht për ndarjen e posteve dhe harmonizimit të programit qeverisës, ku grupet punuese të dy partive edhe sot janë takuar për këtë çështje.

Mustafa deklaroi para Kuvendit të Kosovës se askush nuk do të pranonte të futej në koalicion nëse ai nuk do të kishte përmbajtje, dhe këtë sipas tij janë duke u munduar ta realizojnë përmes programit qeverisës dhe harmonizimit të programit.

Mustafa shtoi se brenda këtyre dy ditëve të përfundoj gjithçka rreth harmonizimit të programit. Derisa, nuk ka qartësuar nëse dy partitë do të kenë numër të njëjtë të ministrive, duke thënë se ende janë në fazën e dialogut të brendshëm.

Ndërsa, rreth mbajtjes së seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, Mustafa tha se ata janë marr vesh që të thirret me 8 dhjetor dhe ende mbetet ajo datë.


Marrë nga RTK
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit