DURRËS- Për disa vite me radhë i ka dërguar ish të dashurës së tij mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, si dhe në aplikacionin “Viber” si dhe në portale të tjera të internetit, për ta detyruar atë të vazhdonte lidhjen e ndërprerë më parë.

Shtetasi Kristaq Gjeçi, banues në Durrës, me preçedentë penale të mëparshëm është arrestuar ditën e sotme në flagrancë nga Policia e Shtetit. 49 vjeçari akuzohet për veprën penale të “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, ndaj shtetases me inicialet D.S. Ai i ka shkaktuar ish të dashuurës së tij, për një periudhë të gjatë kohe, gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë e jetës sësaj. Gjeci, gjithashtu gjatë kësaj kohe kishte hapur në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës, duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj.


Specialistët e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit , në bashkëpunim me Sektorin për krimet Kibernetike në Drejtorinë e Policisië së Qarkut Durrës, pas kryerjes së veprimeve hetimore të shpejta dhe të menjëhërshme, kanë realizuar operacionin policor “STALKING”, dhe kanë arritur të vënë në pranga Kristaq Gjecin.
Të gjitha materialet e deritanishme i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)