TIRANË - Pas kërcënimit nga militantët në ISIS, Strukturat e anti-terrorit dhe SHISH si dhe njësitë e monitorimit të personave me prirje terroriste kryesisht personave të kthyer nga luftimet në Siri kanë kaluar në gjendje alarmi në të gjithë vendin.

Burime nga njësia antiterror bëjnë me dije se personi që shihni në këtë pamje është identifikuar si shtetasi shqiptarë me origjinë nga Pogradeci dhe quhet Almir Daci me origjinë nga fshati Leshnicë.
 
Sipas të njëjtave burime Daci para se të largohej drejt Sirisë ku qëndron prej afro 2 vitesh ka shërbyer si Imam i xhamisë në Leshnicë, nga ku dhe ka rekrutuar disa persona drejt luftimeve për xhihad.
 
Personi që kërcënon vendin tonë në emër të ISIS prej disa kohësh rezulton në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria pasi ai akuzohet për rekrutimin e personave drejt Sirisë, akte terroriste dhe si nxitës i konflikteve fetare dhe raciste.
 
 
Në monitorim të forcave të rendit është vendosur dhe familja e Dacit në fshatin Leshnicë ku dyshohet se ai mban kontakte të vazhdueshme dhe përcjell mesazhe që cenojnë sigurinë dhe rendit në vendin tonë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)