ZELANDA E RE - Ndal përdorimit komercial apo publicitar të kërcimit të luftës ''Haka'', i bërë i famshëm nga ekipi i regbisë, All Blacks.
Qeveria e Zelandës së Re, përmes një vendimi, ka vendosur që kërcimi “Ka Mate”, kërcimi i luftës (haka), t’i njihet vetëm tribusë maori, Ngati Toa.
Ky kërcim u bë i njohur në të gjithë botën, falë praktikimi që i bëhej nga skuadra e regbisë, All Blacks. Pas këtij vendimi kushdo që kërkon të përdorë këtë kërcim duhet të njoftojë prejardhjen.
Ndërkohë përmes këtij vendimi, kërcimi i luftës është i ndaluar të praktikohet nëpër ambiente sportive apo edukative, gjë që ishte e lejueshme deri më tani. Vendimi i qeverisë neozelandeze është një fitore e madhe, vecanërisht morale, per tribunë maori e cila ka qenë gjithnjë, në të shkuarënn e në të tashmen, viktimë e huazimit të valleve e simboleve për qëllime komerciale.
(er.ci/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com