Kërkesë-padia e Partisë Socialiste

Kërkesë-padia e Partisë Socialiste
                                                                                    KËRKESË PADIA E PS
 
Paditës:   Partia Socialiste e Shqipërisë, me seli Sheshi “Austria” Nr.91, Tiranë.
 
I paditur:   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Tiranë.
 
Palë e interesuar:   Partia Demokratike e Shqipërisë.
 
Objekti:   Kërkesë për shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve në QV 907, QV 910/1, QV 0856, QV 0856/1, QV 0857, QV 0857/1, si dhe në të gjithë zonën zgjedhore, Qarku Lezhë.
 
                                    Kundërshtimi i Vendimit të KQZ nr.701 datë 10/07/2013
                                    “Për shpalljen e rezultatit të votimit për Zonën Zgjedhore
                                     Qarku Lezhe per Zgjedhjet per Kuvendin  2013”, si dhe
                                     Vendimit te KZAZ 15 për miratimin e tabelës
                                     Permbledhese te rezultateve.
 
Baza Ligjore:               Nenet 145, 152, 153, 155, 156, 158, 160, dhe 161, pika 1 të
                                    Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar
 
 
Përpara  Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë
 
Të nderuar Gjyqtarë!
 
I.Për kompetencën e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankeses
 
1.Me Vendimin Nr.701, datë 10.07.2013, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur:
“Të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zonën zgjedhore, Qarku Lezhë, sipas tabelës përmbledhëse.
Kundër këtij vendimi mund të bëhej ankim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve brenda 5 ditëve”
 
2.Kundër vendimit të sipërcituar të KQZ, brenda afateve ligjore, Partia Socialiste paraqiti ankim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në datën 15.07.2013, me objekt:
“1. Kundërshtimin e vendimit të KQZ nr.701, datë 10/07/2013  “Për shpalljen e rezultatit të votimit për Zonën Zgjedhore Qarku Lezhe per Zgjedhjet per Kuvendin  2013”, si dhe Vendimit te KZAZ 15 për miratimin e tabelës permbledhese, si dhe shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve në QV 907, QV 910/1, QV 0856,QV 0856/1, QV 0857, QV 0857/1, si dhe në të gjithë zonën zgjedhore, Qarku Lezhë.”
 
KQZ me vendimin nr.744, datë 15.07.2013, vendosi “Për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.41, datë 15.07.2013, të subjektit zgjedhor Partia Socialiste” për zonën zgjedhore, Qarku Lezhë.
 
3.Partia Socialiste në datë 20.07.2013 i paraqiti kërkesë ankimore Kolegjit Zgjedhor, me objekt :
“1. Konstatim i pavlefshmerise absolute te Vendimit të KQZ Nr.774,  datë 15/07/2013 “Per pranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr 41 date 15.7.2013 te subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqiperise;
2. Konstatim i pavlefshmerise absolute te Vendimit të KQZ Nr.739,  datë 15/07/2013 “Per pranimin per shqyrtim te kerkeses, ankimore 40, date 15.7.2013 te subjektit zgjedhor Partia Demokratike e Shqiperise;
2.  Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të procesit të hetimit administrativ që lidhet me shqyrtimin në thelb të kërkesave ankimore të mësimërme, me pasojë ndërprerjen e të gjithe veprimeve qe po kryen KQZ.”.
 
4.Kolegji Zgjedhor me vendimin nr.19, datë 22.07.2013 vendosi:
“1.Pranimin e padisë;
2.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KQZ nr.744, datë 15.07.2013, te subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqiperise;
3.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te Vendimit të KQZ Nr.739,  datë 15/07/2013, te subjektit zgjedhor Partia Demokratike e Shqiperise;
2.  Konstatimin  absolutisht të pavlefshëm të procesit të hetimit administrativ që lidhet me shqyrtimin në thelb të kërkesave ankimore të mësipërme.”
 
5.Bazuar në vendimin e mësipërm të Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është në pamundësi për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.41, datë 15.07.2013, të subjektit zgjedhor Partia Socialiste.
 
6.Gjithashtu, nëse KQZ do të ishte në mundësi të marrjes së vendimit sipas përcaktimeve të nenit 24/1, gërmat “c” dhe “ç” të Kodit Zgjedhor, ky vendim duhet të ishte marrë brenda afateve të përcaktuara në nenin 143, pikat 3 dhe 4, ku theksohet si vijon:
 
“3. KQZ-ja merr vendim përfundimtar, në lidhje me ankimin ndaj vendimit për miratimin e tabelës së rezultateve të zgjedhjeve, jo më vonë se 10 ditë nga data kur është regjistruar ankimi përkatës. Në çdo rast tjetër, KQZ-ja merr vendim jo më vonë se dy ditë nga paraqitja e ankimit.
4. Në rastin e bashkimit të kërkesave ankimore, afatet llogariten nga data e regjistrimit të kërkesës së fundit ankimore.”
 
Afati 10 ditor i KQZ, i parashikuar për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.41, datë 15.07.3013, është plotësuar në datën 25.07.2013, pra tashmë ajo nuk ka më kompetencën për shqyrtimin e saj.
 
Mbi sa më sipër, në zbatim të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste po ju paraqet ankimin për shqyrtim në themel të kërkesës së saj.
 
II.Lidhur me brendinë e kërkesës ankimore argumentojmë si vijon:
 
1. Ne date 23 qershor rreth ores 10.00 ne qytetit e Lacit ne afersi te kater  qendrave te votimit me QV 0856, QV 0856/1, QV 0857 dhe Qv 0857/1, ka ndodhur vrasja e nje vëzhguesi  te LSI dhe plagosja e disa personave te tjere dhe si pasoje e kesaj ngjarje komisioneret e ketyre qendrave kane braktisur detyren per shkak te pasigurise per jeten kjo ka sjell dhe largimin e zgjedhesve nga keto qendra votimi.
 
Nderprerja per disa ore e votimit ka bere qe shume zgjedhesve tu mohohet nje e drejte themelore kushtetuese e parashikuar nga neni 45 i Kushtetutes, si dhe neni 3/2 i Kodit Zgjedhor, sic eshte e drejta per te votuar te lire. Nga kjo ngjarje, edhe mbas hapjes mbas disa oresh te qendrave te votimit shume zgjedhes nuk kane votuar pasi ambjenti per rreth qendrave te votimit ka qene i tesionuar dhe ne gjendje ankthi duke e bere procesin e votimit ne keto qendra votimi inekzistent pra mbas ndodhjes se vrasjes ne keto tre qendra votimi efektivisht nuk ka pasur votim.
 
Ngjarja e ndodhur eshte nje fakt i njohur publikisht dhe persa i perket pjesmarrjes ne keto qendra votimi eshte shume i ulet ne krahesim me te gjitha qendrat e tjera te votimit ne KZAZ 15. 
 
2. Ne aktet e Ekeprtimit Grafik te dates 22.07.2013, i kryer nga dy eksperte te njohur te fushes te licensuar (megjithe kohen e shkurter ne dispozicion dhe materialin e paket objekt ekspertim), me objekt:  
Nëse shkrimet e emrave, mbiemrave dhe nënshkrimet të plotësuara në rubrikën “Nënshkrimi i zgjedhësit” në Lista e Zgjedhjeve ,  janë plotësuar nga i njëjti person, rezultoi se:
 
“1.     Qëndra e Votimit Nr.0856 0, Adresa QV: Shkolla e Mesme Laç
  2.     Qëndra e Votimit Nr.0856 1, Adresa QV: Shkolla e Mesme Laç
Bashkia Laç, Qëndra e Votimit Nr.0857 1, Adresa QV: Shkolla e Mesme Laç
Mamurras, Qëndra e Votimit Nr.09101Jane ne total 145 firma ku : Shkrimet e emrave, mbiemrave dhe nënshkrimet të plotësuara në rubrikën “Nënshkrimi i zgjedhësit”, objekte ekspertimi, pasqyrojnë karakteristika shkrimore të njëjta me njëra tjetrën.
 
Ne QV nr 0856 kemi te dhena qe 37 zgjedhes nuk kane qene brenda teritorit te Shqiperise diten e zgjedhjeve dhe kane votuar duke u bazuar nga të dhënta e sistemit TIMS të marra nga Televizioni Top Channel dhe të krahasuara me listat e zgjedhësve të përdoruar në ditën e votimit në këtë QV, të vëna në dispozicion nga KQZ. 
 
2.Ne QV nr 0907, procesi i votimit nuk eshte zhvilluar i rregullt, duke prodhuar nje rezultat jo normal dhe allogjik. Ne perfundim te procesit te numerimin nga dokumentacioni zgjedhor, tabela e GNV rezulton se ka nje pjesmarrje 90.4% (560 votues nga 617 zgjedhes ne liste )  te zgjedhesve  dhe me nje rezultat 72% per Kualicionin e Djathte dhe 28% per kualicionin e majte.
 
2.i. Nga krahasimi i pjesmarrjes se votuesve qe ka pasur kjo qender votimi ne zgjedhjet e vitit 2007, 2009 dhe 2011 vihet re nje ndryshim shume i madh ku pjesmarrja votuesve, per zgjedhjet e 2007 ka qene 57.2 % ne zgjedhjet e vitit 2009 ka qene 55.12% ne zgjedhjet e  vitit  2011 ka qene  58% si dhe pjesmarrja e zgjdhesve ne te gjthe KZAZ 15 ka qe 52.12%.Vetem ky fakt do sherbente si dyshim i arsyeshem per te hetuar listen e zgjedhsve  te kesaj qendre votimi.
 
2.ii.Sipas paragrafit 3.2/viii te “Kodit te praktikave te mira per ceshtjet elektorale” te Komisionit te Venecias, “...dy parametra kryesore duhet te perdoren per te gjykuar lidhur me rregullshmerine e votimit, numri i zgjedhësve që kane marre pjesë në votim dhe numri i fletëve të votimit te hedhura në kutinë e votimit.”.
 
Sipas Raportit te Komisionit te Venecias nr.583 i vitit 2010, raste ngjashme detyrojne organet qe te hetojne ne menyre te shpejte dhe transparente. Raporti shprehet (citoj fq.19, par.113,114).
 
“113. Perfundimisht, ne disa qendra votimi,nga  proces verbalet e rezultateve mund te identifikoh shifra ”te papranueshme”, si jane rezultate pjesemarje afer 100% ose vota per nje nga palet ne zgjedhje (normalisht fituesit) te cilat jane shume afer 100  te votave.
114. Ndersa ne keto raste mashtrimi duket i mundshem apo i qarte, eshte e keshillueshme rastet  te sillen ne vemendjen e autoriteteve, duke kerkuar nje hetim transparent dhe ne kohe. Cdo perpjekje e autoriteteve per te injoruar, vonuar apo mohuar hetimin mundet vetem te shtoje dyshimet per mashtrimin.  [1]
 
2.iii. Nga kqyrja e informacioneve nga sistemi TIMS, te siguruara nga media investigative Top Channel, ne mbeshtetje te nenit 139 te Kodit Zgjedhor “Fakte te njohura boterisht dhe ekspertimet”,  rezulton e provuar se QV nr 0907 te pakten 156 persona ne listen e zgjedhesve te kesaj qendre votimi nuk kane qene ne territorin e RSH diten e zgjedhjeve.
 
Gjithashtu rezulton se nder keta 156 zgjedhes qe kane qene jashte kufive te RSH, 117 prej tyre figurojne te kene votuar,  e vertetuar kjo nga kqyrja e listes se zgjedhesve te vene ne dispozicion nga KQZ.  Pra e thene ndryshe per te pakten 117 persona ne QV-ne nr.0907, qe nuk kane qene fizikisht ne territorin e Republiken e Shqiperise diten e votimit me 23 Qershor, dikush ka shprehur vullnetin ne emer te tyre ne kundershtim me nenin 104 dhe 105 te Kodit Zgjedhor.
 
 
2.iv.Pervec ketyre, nga  verifikimet e bere ne listen e zgjedhesve  nga ana e Partise Socialiste, nepermjet kryerjes te nje akt ekspertimi grafik, date 18.07.2013, i kryer nga dy eksperte te njohur te fushes te licensuar (megjithe kohen e shkurter ne dispozicion dhe materialin e paket objekt ekspertim) per pjesen tjeter te listes me objekt:
 
”Nese nënshkrimet e plotësuara në rubrikën “Nënshkrimi i zgjedhësit” në lista e zgjedhjeve per zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, Qarku Lezhë,   Bashkia Mamurras, Qëndra e Votimit Nr.0907, adresa QV Shperdhet Shkolla, duke perjashtuar ata personat qe rezultojne jashte territorit te vendit sipas sistemit TIMS, a janë plotësuar nga i njëjti person apo persona të ndryshëm” , rezulton se :
 
            a)Nënshkrimet e plotësuara në rubrikën “Nënshkrimi i zgjedhësit” në Lista e Zgjedhjeve, duke perjashtuar ata personat qe rezultojne jashte territorit te vendit sipas sistemit TIMS,   jane 50 nenshkrime,  nga e njejta dore apo qe pasqyrojne karakteristika shkrimore te njejta me njëra tjetrën.
 
            b)Duke i analizuar ne harmoni informacionin e perfituar nga sistemi TIMS dhe akti i ekspertimit per listen e zgjedhesve, konkludojme se numri i votuesve fiktive ne kete qender votimi mund te jete objektivisht me i madh se 183 zgjedhesish fiktiv dale kjo nga shumatorja e  numrave te sipercituara.
 
2.v. Partia Socialiste vlerëson se ishte mese e domosdoshme të merrej informacion i plote nga Ministria e Brendshme dhe Sistemi TIMS per te gjithë zgjedhësit që kanë votuar në 6 QV objekti i këtij ankimi ,pasi numri i atyre qe kane qene jashte vendit mund te jete me i madh sesa ai qe kemi evindentuar deri tani, por kjo gjendje nuk eshte siguruar nga KQZ megjithese formalisht i është kërkuar informacion MB, dhe neni 137, pika 2 e Kodit Zgjedhor detyron këtë ministri te kish dërguar informacionin ne kohen e kerkuar nga KQZ, apo brenda afatit ligjor te parashikuar në nenin 143/3 qe ajo ka kompetencën për shqyrtimin e kërkesës ankimore.
 
2.vi. Ne nje rast te ngjashem, per Komunen Golem ne vitin 2011(shif vendimin e KQZ nr.1020, date 15.06.2011),mbi dyshimet e ankuesit PDIU per votim fiktiv ne emer te shtetasve qe ndodheshin jashte vendit,  KQZ ka kerkuar nga ana e Ministrise se Brendshme te beje verifikimin e shtetasve nga sistemi elektronik i policise kufitare.
 
Po keshtu eshte fakt i njohur publik votimi masiv ne Komunen Dajc ne zgjedhjet e vitit 2011, ku pretendimet e njerit prej kandidateve te cilat nuk u moren parasysh nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, nga verifikimet e mevonshme te prokurorise rezultoi se rreth 40% e zgjedhesve ishin votues fiktiv e qe ndodheshin jashte vendit diten e zgjedhjeve.
 
 
3.Ne Qendren e Votimit Nr. 09101, jane hedhur me shume flete votimi  ne kutine e kesaj  qendre votimi se zgjedhes qe kane votuar ne diten e zgjedhjeve ne kete QV. Ne baze te tabeles se grupit te numerimit ne kete QV jane gjetur ne kutine e votimit  6 flete votimi me shume se Zgjedhes qe kane votuar diten e zgjedhjeve, fakt i cili pasqyrohet ne tabelen e GNV, nga shenimi i bere nga dy numeruesit M.Loli dhe Z.Doci.
 
Në përfundim theksojmë se:
1.Duke i analizuar ne harmoni  provat per 6 qendrat e votimit për të cilat  u këqyren materialet zgjedhore, vertetohen  shkelje te hapura dhe te renda te ligjit zgjedhor te cilat  cojnë në pavlefshmerie të zgjedhjeve  te  QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, Qv nr. 0856, Qv nr. 0856/1, QV nr. 0857 dhe Qv.nr. 0857/1, te  ZAZ 15 dhe pavlefshmerine e gjithe Zonses Zgjedhore Qarku Lezhe.
 
Ne keto 6 QV provohet  se te pakten 154 zgjedhes (117 ne QV 0907 dhe 37 ne QV 0856) figurojne te kene votuar por ne fakt kane qene jashte shtetit dhe 190 nenshkrime zgjedhesish figurojne te fallsifikuara.
 
2.Ne QV  Nr.0907  dhe QV 09101 procesi i votimit eshte zhvilluar ne kundershtim procedurat  e percaktuara nga nenet 105 dhe 106 te Kodit Zgjedhor, duke sjelle pasoje pavlefshmerine  ne keto dy qendra. Konkretisht Kodi Zgjedhor parashikon :
“Neni 105
a.)Zgjedhesi paraqet para KQV nje nga dokumentat e indetifikimit  leter njoftimi ose pasaporte......
b)Nje prej anetareve te QV  verifikon timbrimin e zgjedhesit ..........
c)Kryetari,verifikon te dhenat e idetitetit te zgjedhesit .....shenon numerin e sersie se dokumentit te idetitetit ...
 C)zgjedhesi neshkruan listen e zgjedhesve anash emrit te tij.
 
Neni 106
1-Pasi merr fleten e votimit zgjedhesi hyn vetem ne dhomen e fshehte.... 
2-Zgjedhesi pasi ben shenimin ne fleten e votimit .... e hedh fleten e votimit ne kutine perkatese te votimit dhe largohet nga qendra e votimit .
3-Zgjedhesi voton vetem per vete ......
5-Anetaret e KQV-se qe kane lejuar nje zgjedhes te votoje me shume se njehere ose ne emer te zgjedhesve te tjere ,mbajne pergjegjesi penale.....”
 
Per sa me siper, duke vleresuar se rezultati i jo llogjikshem ne Q.V nr.0907 eshte pasoje e shkeljes se ligjit,  duke prodhuar 200 deri ne 300 vota te kundraligjshme. Gjate votimit kane ndodhur nje ose me shume nga shkeljete meposhtme:
 zgjedhesit nuk jane  paraqitur para KQV me nje nga dokumentat e identifikimit qe parashikon ligji
zgjedhesit nuk kane hedhur nenshkrimet dhe numrat e serise se dokumentave te identitetit
zgjedhesit nuk kane votuar vete dhe hedhur fleten e votimit ne kutine e votimit te QV.nr.0907 pasi votat jane hedhur nga e i njejti person. 
Eshte evidente shkelja e hapur e Kodit Zgjedhor qe ka ndodhur ne kete qender votimi ku do mjaftonte qe 40 flete votimi te ishin hedhur ne kundershtim me procedurat e parashikuara nga nenet 105 dhe 106  te Kodit Zgjedhor qe kjo qender te shpallej e pavlefshme. 
 
3.Ne vleresim te nenit 160/1/a ne qendrat e votimit Nr.0907,nr 09101, 0856, nr.0856/1. nr. 0857 nr. 0857/1, kane ndodhur shkelje te ligjit te cilat kane cenuar rende procesin zgjedhor duke ndikuar  ne ndarjen e mandateve ne kete zone,  ku diferenca midis koalicionit te djathte dhe te majte eshte 39 vota sipas Tabeles përmbledhëse të Rezultateve të Qarkut Lezhë , kurse numeri i zgjedhesve qe kane votuar ne keto dy qendra ne kundershtim me ligjin, eshte disa here me i madh.
 
4. Gjithashtu bazuar në përcaktimet e:
a) nenit 161, pika 2 “Do të konsiderohet ndikim në ndarjen e mandateve për zgjedhjet në Kuvend kur numri i zgjedhëse, që kanë votuar apo mund të kishin votuar në qendrën apo qendrat e votimit të shpallura të pavlefshme, është i barabartë ose më i madh se numri i zgjedhësve të nevojshëm për caktimin e një mandati në zonën zgjedhore përkatëse, mbi bazën e përllogaritjes së votave të vlefshme në zonën zgjedhore, të bërë sipas nenit 162 të këtij Kodi.” dhe
b) nenit 161, pika 4 “Në rast pavlefshmërie për shkelje të ligjit, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 160, apo kur votimi është shpallur i pavlefshëm, sipas paragrafit të dytë të pikës 4 të nenit 138 të këtij Kodi dhe kur procesi i votimit ka përfunduar, sipas këtij Kodi, për përcaktimin e ndikimit merret në konsideratë numri i zgjedhësve që kanë votuar në qendrën e votimit të shpallur të pavlefshme.”
 
Theksojme se numri i zgjedhesve qe kane votuar ne keto 6 QV eshte 2385 zgjedhes, shume here me i madh se  numri i nevojshem per caktimin e nje mandati  ne zonen zgjedhore qarku Lezhe. Kujtojme qe numri i nevojshem per caktimin e nje mandati  ne kete zone zgjedhore, duke marre parasysh rezultatin e miratuar me Vendimin e KQZ-se nr.701, date 10.07.2013, eshte te pakten 20 vota, pra do te mjaftonte qe te pakten 20 vota te kalonin nga koalicioni i djathte ne ate te majte, per te ndryshuar nje mandat, kjo mbi bazen e perllogaritjeve te bera sipas nenit 162 te Kodit Zgjedhor.
 
Nisur nga sa më sipër, shprehemi, se rezulton e provuar se zgjedhjet në QV 907, QV 910/1, QV 0856, QV 0856/1, QV 0857, QV 0857/1, si dhe në të gjithë zonën zgjedhore, Qarku Lezhë duhet të shpallen të pavlefshme.
       
Për këto shkaqe, mbështetur në sa më sipër , kërkojmë:
 
Gjykimin e çështjes në themel.
Pranimin  e padise duke shpallur  pavlefshmërnë e zgjedhjeve në QV 907, QV 910/1, QV 0856, QV 0856/1, QV 0857, QV 0857/1, si dhe në të gjithë zonën zgjedhore, Qarku Lezhë.
 
Tiranë, më 26/07/2013
 
 
                                                                                  PADITËSI
                                                                      Partia Socialiste e Shqipërisë
                                                                             Përfaqësuar nga
 
                                                                                 Koli BELE                

[1] Raport i adoptuar mbi rekomandimet e eksperteve Nikolai Vulchanov dhe Anders Eriksson

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë