Një person i dënuar nga Gjykata e Milanos, me 10 vite burg për akuzat e “Krijimit të organizatës kriminale” dhe “trafikimit të lëndëve narkotike”, u ekstradua nga policia shqiptare në drejtim të Italisë.
Sipas policisë, Etmond Liçi, 34 vje është arrestuar për akuzat e mësipërme nga policia e Matit me 23 shkurt të këtij viti në qytetin e Burrelit, ndërsa rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, Liçi është dënuar, pasi është identifikuar në vitin 2007, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës që niste nga Holanda e Franca dhe Synonte Italinë.
Po ashtu ai ishte i dyshuar edhe si pjesë e një grupi të faslifikimit të dokumenteve të ndryshme në Itali.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com