TIRANE- I ishte fshehur drejtësisë në Londër për afro 16 vjet dhe vetëm sot është bërë i mundur ekstradimi i tij në Tiranë.
Riza Vatoci 41 vjec është sjellë sot në Rinas për të kryer dënimin me 15 vite burg. 41-vjecari nga Tropoja ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie nga Gjykata e Krujës i akuzuar për "vrasje të mbetur në tentativë".
Ngjarja ka ndodhur në 5 nëntor të vitit 1996 në vendin e quajtur "Ura e Madhe" në Krujë ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Përparim Gjonaj për motive gjakmarrje.
Prej vitesh Vatoci kishte mundur të fshihej në Britaninë e Madhe. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, u bë i mundur arrestimi i tij në këtë shtet me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com