Policia e Qarkut Dibër finalizoi operacionin policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vrasje", "Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen".

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit:

Argit TURSHILLA, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G . Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

e.gj/Shqiptarja.com