TIRANË - Zyra Qendrore Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Athina të Kledjan Plakut 31 vjeç banues në Elbasan.
31-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për tentativë vrasje prej vitit 2014.
Gjykata Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Vendim nr. 991 akti, datë 02.09.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes të armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.
Nga hetimi ka rezultuar se më datë 23.08.2014, në Bradadesh/ Elbasan i pandehuri i ka prerë rrugën me makinë shtetasit N.GJ, 55 vjeç dhe ka gjuajtur me pistoletë kundër tij duke i shkaktuar plagë të shumta.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën në Greqi u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Kledjan Plaku.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com