Kërkohen Kartat e Identitetit 
“Ultras Guerrils” bojkot derbit

Kërkohen Kartat e Identitetit <br />“Ultras Guerrils” bojkot derbit<br>
Prej disa ditësh forcat e rendit në kryeqytet kanë vendosur një rregull të ri, ku kërkon që tifozët të futen në stadiume duke paraqitur Kartën e Identitetit. 

Më herët ishin “Tirona Fanatics” të cilët i kanë dalë kundër këtij rregulli duke bojkotuar ndeshjet e Tiranës në shtëpi, ndërsa sot pritet që edhe“Ultras Guerrils” të bëjnë të njëjtën gjë, duke mos u futur nuk stadium. 

Nëse policia do të kërkojë ID në hyrjen e stadiumit, tifozët e kuq nuk do të jetë në derbin e vetëm të kryeqytetit, Partizani-Kamza, që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. 

Kjo, sipas tyre, është kundër parimeve të tyre si grupim. Ishte grupimi Tirona Fanatics, që në ndeshjen e luajtur dje në Cërrik ndaj Turbinës (Tirana fitoi 2-1), përmes një banderole, ka ironizuar Policinë e Tiranës, teksa në stadiumin e Turbinës nuk janë kërkuar kartat e identitetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas