Kërkohet mbledhje e jashtëzakonshme
e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kërkohet mbledhje e jashtëzakonshme<br />e Kuvendit Komunal të Prishtinës
PRISHTINE- Besnik Tahiri nga Aleanca për Prishtinën, kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai i shoqëruar nga Imer Rusinovci, shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, njëherësh udhëheqës i departamentit të bujqësisë në AAK, vizituan fshatrat Vranidoll, Barilevë, Drenoc dhe Bërnicë.

Tahiri e Rusinovci gjatë kësaj vizite takuan banorët e këtyre fshatrave për t'u njohur me gjendjen pas vërshimeve si dhe për të parë nga afër dëmet që u janë shkaktuar atyre në kulturat bujqësore dhe dëmet tjera materiale.

Pas takim me banorë Aleanca për Prishtinën kërkon nga Komuna e Prishtinës të thërras mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për të ngritur një komision profesional vlerësues për dëmet e shkaktuara, e më pas të marrë vendim për ndarjen e buxhetit për kompensimin e këtyre dëmeve, duke adresuar këtë kërkesë dhe tek institucionet qendrore.

Me këtë rast Aleanca për Prishtinën përgëzon gjithë komitetin e krizave të formuar nga Komuna e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për t'u dalë në ndihmë banorëve.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike